Pacolli ka thënë se kanë diskutuar për rrugës e Kosovës drejt integrimit në BE.
Ai është shprehur se për Kosovën bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë mbetet prioritet.
“Takim i rëndësishëm me këshilltarin për politikë të jashtme të Kancelares Merkel, Dr.Jan Hecker. Diskutim i rëndësishëm për reformat, rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe koordinimin e implementimit te agjendës tonë si shtet. Bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë mbetet prioritet i yni si shtet”, ka shkruar Pacolli në facebook.