Pasi gjykata vendosi ta lirojë Naser Pajazitin, nga akuzat për vrasje të Donjeta Pajazitit, i dhimbshëm ka qenë reagimi i nënës së vajzës së ndjerë.
Ajo e ka shprehur mllefin për vendimin e Gjykatës. Thotë se nuk ka shtet në këtë vend.
“Ska shtet as ska kurgjo ktu hiq, korruptim është krejt kjo, mallkue ju koftë u zot, qysh çika tu shkue në punë e me mardh në arkivol edhe mas mromi kurgjo, po qysh shkon more kështu a jeni në veti”, fliste nën lot nëna e Donjetës./Express
Sipas aktgjykimit të gjykatës, nuk është arritur të dëshmohet se i akuzuari ka kryer vrasjen e Donjetës, e cila ka qenë edhe kushërirë e tij./Express