Hoti kërkon përgjegjësi nga Haradinaj dhe Bytyqi për përjashtimin e AKA-s nga EQAR-i

11:36 – Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi përgjegjësi nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe nga ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, për përjashtimin e AKA-s nga EQAR-i.

Kjo pasi, sipas tij, ministri Bytyqi, në letrën dërguar EQAR-it, ka potencuar se kërkesa për shkarkimin e anëtarëve të bordit të AKA-s ka ardhur me kërkesë të kryeministrit Haradinaj duke u bazuar “në informata konfidenciale”.

“Në vend që të kishim njohje të reja, AKA përjashtohet nga EQAR që është epiteti i parë ligjor evropian që siguron përmbushjen e standardeve të arsimit nga Agjencitë e Akreditimeve. Do të ishte mirë që Kryeministri e Ministri të japin përgjigje pse është shkarkuar bordi dhe cilat janë arsyet e shkarkimit të anëtarëve ndërkombëtarë të bordit, njërit austriak dhe tjetrit amerikan. Edhe emërimi i anëtarëve të rinj të bordit është bërë në mënyrë jo të duhur. Agjencia dhe Ministria e kanë të pamundur të shfuqizojnë shpejtë këtë vendim”, tha Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme