Një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ka marrë lëndime, sepse është rrahur nga bashkëshorti i saj.
Policia ka raportuar sot se gjatë ditës së djeshme një grua është rrahur nga burri i saj.
Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit, i dyshuari gjendet në arrati.