Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka takuar deputeten shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Perlaskaj.
Me këtë rast, ministri Lekaj tha se Kosova krenohet me komunitetin shqiptar të Kroacisë sepse gjithmonë ka mbështetur shtetin e Kosovës, raporton KP.
Sipas tij, deputetja shqiptare në Kroaci përfaqëson shqiptarët kudo që janë.
Deputetja Lekaj-Perlaskaj tha se me ministrin Lekaj kanë biseduar për bashkëpunimin më të thellë miqësor dhe sipas saj, Kosova do të mbështetet nga Kroacia.
I pyetur nëse janë në lidhje farefisnore në mes vete ministri Pal Lekaj me deputeten Ermina Lekaj, duke u bazuar në mbiemrin e njëjtë, ministri i Infrastrukturës tha se s’kanë asnjë lidhje familjare mes vete.