Sakrifica e mësuesit – dy orë rrugë për gjashtë nxënës

“Bëj dy orë në ditë vajtje-ardhje në këmbë. Rri në fshat por jam i detyruar të bëj një rrugë të vështirë në çdo lloj situate, borë, shi…”, e nis rrëfimin e tij mësuesi Veiz Qosja.

Ai është 61 vjeç dhe ende e bën çdo ditë me këmbë rrugën për të mbërritur në fshatin Plangaricë të Elbasanit, ku punon si mësues. Vetë ka 9 fëmijë ndërsa gjithë jetën e tij ia ka kushtuar edukimit të mijëra të tjerëve.

“Kënaqësia është e paparë, e kam pasur pasion. Vitet bëjnë të veten por dëshira vazhdon. Mundohemi ta shmangim lodhjen”, thotë mësues Qosja për TopChannel.

Me kalimin e viteve, fshatrat u zbrazën dhe mësues Veizin e presin gjithnjë e më pak nxënës, por përkushtimi nuk ka ndryshuar dhe misioni i tij mbetet i njëjtë.

“Kjo nuk ndodh se jemi vetë prindër dhe fëmijët që paraqiten, qoftë 10, qoftë 5, puna është e njëjtë. Mbi të gjitha është humanizëm”, tha mësues Veizi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme