Liqeni i Badovcit është në gjendje të tmerrshme pas vërshimeve nga reshjet e fundit
Një fotografi e postuar në rrjetet sociale shfaq ujin e liqenit shumë të ndotur dhe me plot mbeturina, shkruan Gazeta Shneta.
Para pak ditësh vërshime ka pasur edhe në liqenin e Batllavës. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është deklaruar në lidhje me ndotjen e ujit. Sipas Institutit cilësia e ujit është brenda standardeve të parapara me ligj.
Megjithatë IKSHP-ja ka dhënë rekomandimet më poshtë:
Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara.
Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit.
Uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund te përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit ne 100 grade Celsius se paku 10 min.
Kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin.
Ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës National Institute of Public Health of Kosova
Ekipet e ujësjellësve rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve për të mos kontaminuar lagjet e vërshuara me materje fekale në të gjitha vendbanimet e vërshuara. Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja.