Kosovari ngacmoi e rrahu dy ish-të dashurat midis Gjermanisë, e pëson keq

Gjykata Federale ka vërtetuar dënimin prej katër vjetësh të një kosovari. Ai kishte dhunuar, rrahur dhe ngacmuar dy ish të dashurat. Gjithashtu në fuqi mbetet vendosja e një mase stacionare terapeutike, shkruan “SDA.ch”.
Gjykata e kantonit të St.Galler e kishte dënuar në gusht të vitit të kaluar një 29 vjeçar nga Kosova, pasi kishte ushtruar dhunë dhe sundimin e frikës te dy-ish të dashurat, përcjell Albinfo.ch. Kjo është konfirmuar edhe nga publikimi i vendimit të sotëm (e mërkurë) nga Gjykata Federale.

Gratë u privuan nga vullneti i lirë i veprimit. Nën presionin psikologjik, ato duheshin të kryenin marrëdhënie seksuale me personin e dënuar. Përkundër tërheqjes së aktpadisë nga dy ish të dashurat, drejtësia zvicerane nuk u kishte dhënë fund hetimeve. Ato ishin kontaktuar nga familjarët e të dënuarit dhe Gjykata dyshon se mos ndoshta ndaj tyre është ushtruar presion.

Gjithashtu 29-vjeçari vuan nga çrregullimi i personalitetit dissocial – dhe kjo sëmundje e rëndë psikike e shpie atë drejt ushtrimit të veprimeve sadiste. Andaj mbetet në fuqi vendosja e një mase stacionare terapeutike

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme