Pas dorëheqjes së mbrëmshme të Shpend Ahmetit, Lëvizja Vetëvendosje është sulur në disa kritika të ashpra për kryetarin e Prishtinës.
VV’ja thonë se Shpendi mori më shumë nga sa dha në Lëvizjes, duke thënë se këtë e ka pohur vetë ai, shkruan gazetametro.net.
“Shpend Ahmeti ka qenë një prej figurave më të respektuara prej Lëvizjes, dhe kontributor i madh në disa rezultate të mira elektorale. Por, si të gjithë ne, edhe ai ka fituar nga Lëvizja më shumë se ç’i ka dhënë Lëvizjes, e këtë e ka pohuar edhe vetë, në jo pak fjalime publike”, thuhet në komunikatën e sotme të VV’së.
Tutje në komunikatë kritikohet Ahmeti për mungesa në mbledhje, sipas VV’së, duke treguar një interes të ulët. Madje, VV”ja e ka kritikuar Ahmetin se ka përvetësuar privilegjet duke u distancuar nga obligimet.
“Mirëpo, ai ka patur më shumë mungesa sesa pjesëmarrje në mbledhjet e Kryesisë që janë mbajtur pas zgjedhjeve lokale, duke treguar për Lëvizjen një interes më të ulët sesa para se të fitonte mandatin e dytë. Përvetësimi i privilegjeve duke u distancuar nga obligimet është apetit tejet afatshkurtër me dobishmëri jetëshkurtër”, thuhet tutje aty.
Ndryshe, Shpend Ahmeti dha mbrëmë dorëheqja nga Lëvizja Vetëvendosje duke shtuar se nuk ka shpresë për përmiësim. Ahmeti ishte munduar të arrijë një konsensus për të pajtuar partinë, por siç e tha edhe vetë një gjë e tillë kishte qenë e pamundur./gazetametro.net