Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga koha kur Isa Mustafa ka probleme shëndetësore nuk është mbledhur asnjëherë.Edhe pse, Agim Veliu është nënkryetari i parë i LDK-së, dhe se sipas statutit të kësaj partie ai do të duhej të udhëhiqte me partinë, ai deri më tani edhe pas më shumë se dy muaj mungese të kryetarit të kësaj partie Isa Mustafa, nuk ka thirrur asnjë mbledhje të Kryesisë.Organi më i rëndësishëm i LDK-së- Kryesia e partisë nuk u mblodh për të diskutuar as për temat e mëdha, siç është edhe çështja e Demarkacionit me Malin e Zi.
I vetmi ‘organ’ i kësaj partie, i cili duket funksional dhe tepër aktiv, është Grupi Parlamentar, i udhëhequr nga Avdullah Hoti.Grupi Parlamentar i LDK-së, pos që po mblidhet vazhdimisht përkundër mungesës së liderit Isa Mustafa, deri më tani ka ngritur disa interpelanca ndaj qeverisë dhe anëtarëve të kabinetit të Ramush Haradinaj.Ndërkohë, njëri nga nënkryetarët e kësaj partie, ka thënë për Gazeta Blic, se LDK është shumë stabile dhe është duke funksionuar si më së miri.Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu në një deklaratë të dhënë për “Gazeta Blic”, ka pohuar se gjërat në këtë subjekt politik janë duke funksionuar normalisht pavarësisht mungesës së kryetarit të tyre Isa Mustafës.Veliu sqaroi se strukturat e partisë janë takuar disa herë, dhe do të takohen sa herë që të ka nevojë. Po ashtu ai bëri me dije se me punën e tyre po mundohen që ta kompensojnë mungesën e kryetarit.“Jemi takuar, dhe sa herë që të ka nevojë ne takohemi, i diskutojmë çështjet që janë me interes për LDK-në dhe për vendin, dhe ne po mundohemi me funksionu normalisht edhe pse mungesa e liderit gjithmonë vërehet, mirëpo po bëjmë përpjekje që me punën tonë ta kompensojmë këtë mungesë”, deklaroi Veliu.Veliu foli edhe rreth asaj se sa po e dëmton Lidhjen Demokratike të Kosovës, mungesa e Isa Mustafës.“Një herë nuk po mendoj që po e dëmton, sepse kryesia është komplete janë nënkryetarët është sekretari, pra mungon vetëm kryetari”, tha ai.Por Veliu sqaroi se kryesia e LDK-së sa herë që ka nevojë, bëjnë edhe konsulta me Isa Mustafën, sepse tashmë ai është mirë me shëndet.“Ne kur të kemi nevojë bëjmë edhe konsulta me të, fatmirësisht tash ai është mirë dhe mund të konsultohemi më të”, potencoi Veliu.Në fund, nënkryetari u shpreh i bindur që Isa Mustafa sa më shpejtë do të kthehet në Kosovë.“Presim që ai të kthehet sa më shpejt në Kosovë, sepse gjendja e tij po përmisohet shpejt, por se kur do të vendosin ekipi mjekësor”, ka përfunduar deklaratën Veliu për Gazeta Blic.Vlen të cekët, që Isa Mustafa tash e dy muaj është duke qëndruar në Gjermani, për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.Por kthimin e tij në Kosovë e mjekët e kanë paralajmëruar që të ndodhë në fillim të pranverës 2018./GazetaBlic./