Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Bukuresht se nuk beson që mos përmbushja e marrëveshjes për formimin e asociacionit të komunave serbe do të çojë drejt destabilizimit në marrëdhëniet me Kosovën.I pyetur lidhur me vendimin e Prishtinës zyrtare, Vuçiq tha për media se nuk dëshiron të ngutet me deklarata dhe se ende nuk ka dëgjuar detaje të informacioneve për këtë.“Dua të shoh se për çfarë bëhet. E shoh se ekziston një keqkuptim në opinion për thelbin e marrëveshjes së Brukselit. Do të sjell marrëveshjen e Brukselit ditëve të ardhshme dhe do ta lexoj, pasi duket se nuk është e mjaftueshme që ta vendosni në ueb faqe për ta parë të gjithë, në mënyrë që qytetarët të ketë mundësi ta shohin se bërthamë e marrëveshjes është asociacioni për komunat serbe”, shpjegoi ai. Ai ka shprehur çudi që është marrë një vendim i tillë.
“Më lejoni 24 orë nëse mundem të reagoj. Sot nuk kam pasur të çoj kokën nga punët në Rumani”, tha Vuçiq.I pyetur se çfarë do të ndërmarrë Serbia, ai theksoi se nuk mund të diskutohet në mënyrë të tillë, pasi Serbia nuk është lodër dhe se Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjen e nënshkruar para pesë vitesh për formimin e asociacionit me komuna me shumicë serbe.