Të dorëhequrit me grup të ri parlamentar: Sa deputetë do t’i shkëputen VV’së

‘Krahu i të pakënaqurve’ të cilët kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre brenda Lëvizjes Vetëvendosje, sot pritet të dorëzojnë kërkesë në administratën e Kuvendit të Kosovës për krijimin e një Grupi të ri Parlamentar.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic një burim i afërt me ‘krahun e të dorëhequrve’. Sipas këtij burimi, janë 13 deputetë të cilët do të largohen nga Grupi Parlamentar i VV-së për ta formuar një grup të ri.

“Grupi i deptuetëve që ka dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre brenda Lëvizjes Vetëvendosje, sot do të dorëzojë kërkesë për krijimin e një Grupi të ri Parlamentar i cili do të përbëhet nga 13 anëtarë”, tha burimi i njëjtë.

Ndërkohë një kërkesë të tillë administrata e Kuvendit të Kosovës ende nuk e ka pranuar. Lajmin e ka konfirmuar për sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

“Deri në këto momente nuk është adresuar asjnë kërkesë në administratë lidhur me çështjen e ngritur”, tha Krasniqi.

Zhvillimet e kohëve të fundit në Lëvizje Vetëvendosje, kanë bërë që të dalin në sipërfaqje ‘telashe’ të mëdha brënda këtij subjekti politik. Ato rezultuan edhe me dorëheqjen e dhjetëra zyrtarëve të lartë nga kjo parti, duke nisur nga ish-drejtuesi i saj Visar Ymeri, ish-anëtarja e kryesisë, Aida Dërguti, ish-sekretari Dardan Molliqaj e të tjerë.

(Foto kryesore: Ilustrim)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme