Tahiri shpjegon letrën rajonale drejt OKB-së për të dhunuarat e luftës

Edita Tahiri, kryetare e Bordit organizativ për nënshkrimin e peticionit për gratë e dhunuara gjatë luftës në “Express Intervistën” në KTV, ka thënë se Kosova, Bosnja dhe Kroacia, kanë nisur një letër rajonale për OKB-në, me të cilën i kërkohet drejtësi për të dhunuarat e luftës në këto tri shtete.

Duke folur për peticionin e nënshkruar nga 115 mijë qytetarë të Kosovës në vitin 2014, me të cilin kërkohej nga OKB-ja përfshirja e një raporti dhe krijimi i një mekanizmi për një gjykatë speciale që do të gjykonte rastet e të dhunuarave të luftës, Tahiri ka thënë se Sekretari Gjeneral i OKB-së, i kishte orientuar që këtë peticion ta dorëzonin tek UNMIK-u.

Duke pasur parasysh që UNMIK-u nuk ka më kurrfarë peshe pasi nuk merren më me gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, me lobin rajonal të grave, propozuam që të shkojmë me një kërkesë më të gjerë”, ka thënë Tahiri për përfshirjen edhe të Bosnjës e Kroacisë.

“U propozua për tri shtetet Kosova, Bosnja dhe Kroacia të ketë mundësi që të bëhet drejtësia, duke ua dërguar një letër, me të cilën kërkojmë 2106 të vitit 2013 ku OKB-ja zotohet se do të aplikojë drejtësi për gratë e dhunuara, ne po kërkojmë që tani të bëjë raporte për këto shtete. Në Kosovë janë rreth 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës, në Bosnjë numri është 20 deri në 50 mijë, ndërsa në Kroaci 2200 gra”, ka shtuar ajo.

“Dhuna seksuale ndaj grave konsiderohet krim lufte dhe konsideroj se ky krim është më i rëndi në histori të tmerreve që ka parë Evropa, pa drejtësisht mbetet një gjenocid i fshehur”, ka thënë Tahiri.

Letra, sipas Tahirit e ka shtyllë kryesore “domosdonë që bota ta mbështesë kategorinë e viktimave të luftës. Vendet që kanë kaluar luftën dhe kanë këtë kategori, për ato duhet të kujdesemi institucionalisht”.

“Shtylla kryesore që ne synojmë ta arrijmë është që të kemi vetëdijesim në OKB. E dyta gratë e Ballkanit po harrohen nga bota. Në raporte vjetore fare nuk përfshihet Kosova dhe Kroacia, Bosnja përfshihet pak. Tragjedia që ka ndodhur në Ballkan të njihet zyrtarisht”, ka thënë veç të tjerash Tahiri.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme