Mbrëmë pas mesnatës janë plagosur për vdekje dy persona në fshatin Plloqicë të Komunës së Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirje Podrimja. Sipas saj, të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.
“Me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloqicë.
Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre”, tha ajo për “Gazeta Blic”
Viktima janë:
Sh.M, kosovar/ shqiptar, lindur me 1973
B,M, kosovar/ shqiptar, lindur me 1984
Tutje, ajo ka shtuar se të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale.
Derisa motivet e rastit sipas zëdhënëses Podrmija, ende mbeten të të panjohura.