Kryekuvendari, Kadri Veseli, tha se shumë shpejt do të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.
“Jemi te vendosur për të përmbushur çdo kriter për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Shumë shpejt do ta mbyllim çështjen e demarkacionit. Shpreh përkushtimin e Kuvendit se do të mbështesim këtë proces”.
Këtë deklaratë, Veseli i bëri në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, me rastin e hapjes së procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.