Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Agron Matjani.
Matjani tha se i arrestuari Blerim Maloku është po nga fshati Plloqicë.
“Policia ka arrestuar Blerim Malokun nga po i njëjti fshat me dy viktimat e rastit”, tha prokurori Matjani per gazeten blic.
Ndërsa i pyetur për motivet e rastit, ai tha se ende mbetën të pasqaruara, duke shtuar se policia po punon në ndriçimin sa më të shpejt të këtij rasti.
I arrestuari është kushëri i dy viktimave Bahri Maloku dhe Shani Maloku, ky i fundit pjesëtar i FSK-së.