Rusia ka ngritur prani mediale në disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe po përpiqet që me fushata dezinformuese të qëllimshme të forcojë ndikimin e vet, që përbën “një arsye për shqetësim”, i ka thënë gazetës gjermane Welt raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, David McAllister, transmeton Koha.net.
Sipas tij për 2025 si vit të mundshëm për pranimin e Serbisë e të Malit të Zi në BE gjithsesi do të ketë debat.
“Nuk ka automatizëm për pranim në Bashkimin Europian” ka deklaruar raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, David McAllister, dhe ka shtuar se për 2025 si vit të mundshëm për pranimin e Serbisë e të Malit të Zi në BE gjithsesi do të ketë debat.
“Viti 2025 është datë e inkurajimit politik”, i ka thënë McAllister gazetës gjermane Welt. Anëtarësimi varet nga përmbushja e kushteve politike, juridike dhe ekonomike të secilit vend kandidat, është shprehur ai, transmeton Koha.net.
McAllister vlerëson se Rusia ka ngritur prani mediale në disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe se po përpiqet që me fushata dezinformuese të qëllimshme të forcojë ndikimin e vet, që përbën “një arsye për shqetësim”.
Vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE duhet hap pas hapi të pranojnë politikën tonë të përbashkët të BE-së, të jashtmen e të brendshmen. Kjo vlen edhe për Serbinë, ka konstatuar ai.
ka rikujtuar se për pranim vendosin njëzëshëm të gjitha vendet.
© KOHA.