Brenda një dite në Kosovë, katër të vdekur në rrethana tragjike

Dita e sotme ka qenë një ditë e kobshme në Kosovë, pasi që në tri raste të ndara kanë humbur jetën në rrethana tragjike katër persona.

Dy persona u vranë sot në Fshatin Plloqicë të Malishevës ende në rrethana ta paçarta për policinë, mirëpo nga dëshmitarë të ndryshëm bëhet e ditur që deri tek vrasja erdhi pasi disa persona tentuan të plaçkisin familjen Maloku të Malishevës, e më pas shtinë me armë zjarri në drejtim të vëllezërve, Shani e Bahri Maloku.

Rasti tjetër i vdekjes në rrethana tragjike sot u shënua në Gjakovë, ku një 45 vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri, ndërkaq që Policia e Kosovës po heton ende detajet e rastit.

Ndërsa, gjatë orëve të pasditës, një aksident trafiku afër fshatit Bujan komuna e Lipjanit ka rezultuar me fatalitet ku për pasojë ka humbur jetën një person, në  këtë aksident ishin të përfshira një veturë e tipit “Opel Corsa” dhe një kamion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme