Serbët kërkojnë ngritjen e monumentit të Slobodan Milosheviqit në Beograd

Grupi i qytetarëve serbë “Liria” kanë paraqitur nismën e tyre për ngritjen e një monumenti për ish presidentit serb Slobodan Milosheviq në Beograd.

Ky grup ka dorëzuar kërkesën e tyre në Kuvendin Komunal, në Drejtorinë për Monumente dhe Emra të Rrugëve dhe Shesheve të Beogradit, si dhe në Presidencë.

Këtë iniciativë e ka mbështetur edhe deputeti Milutin Mrkonjiq dhe ish Ministri i Punëve të Jashtme, Zhivadin Jovanoviq.

Anëtarja e Këshillit Inicues, Jovana Dimitrijeviq ka thënë se roli i Millosheviq në mbrojtjen e qytetarëve është i pamohueshëm.

“Millosheviqi ishte një hero i kohës së tij, mbrojtësi i vendit nën bombat e NATO-s dhe mbrojtës i vendit në kohët më të vështira. Detyrim moral i qytetarëve ndaj një njeriu të pafajshëm dhe një luftëtari është ngritja e një monumenti” është shprehur Dimitrijeviq.

Ndërsa Jovanoviq tha se Millosheviqi ishte pa dyshim një prej shtetasve më të mëdhenj të Serbisë, shkuan Kurir, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme