Biznesmenet kineze kryesojnë listën e miliardereve

Biznesmenet kineze edhe këtë vit kryesojnë listën e grave miliardere të cilat kanë fituar pasurinë e tyre me vetëpërpjekje.

Në raportin e publikuar nga kompania e hulumtimeve “Hurun” lidhur me pasurinë globale 2018 shihet se në 4 vendet e para në listën e grave miliardere me pasuri të përfituar me suksesin e treguar në tregun e punës, e jo nëpërmjet martesës dhe trashëgimisë, janë radhitur gratë kineze.

Pronarja e kompanisë “Lens Technology”, e cila prodhon xhama për ekranin e gjigandëve të elektronikës si Apple dhe Samsung, Zu Kunfei me pasurinë prej 9.8 miliardë dollarë zë vendin e parë në këtë listë.

Zu e cila vjen nga një familje rurale me të ardhura të ulëta në listën e grave më të pasura të “Forbes”-it, të publikuar javën e kaluar ishte radhitur në vendin e 16-të.

Pas saj në listën e “Hurun” pasojnë kinezet Vu Yajun dhe Çen Lihua, të cilat janë aktive në fushën e ndërtimtarisë. Pasuria e Yajun është 9.1 miliardë dollarë ndërsa ajo e Lihua 8.1 miliardë dollarë.

Në vendin e katërt të listës me një pasuri prej 7.5 miliardë dollarë ndodhet Zang Yin, pronare e kompanisë Nine Dragon, e cila vepron në fushën e letrës dhe të paketimit.

Përveç Kinës, në shkallët më të larta në mesin e grave miliardere është edhe amerikanja Diane Hendricks. Themeluesja e kompanisë për produkte të çative dhe dritareve, Diane Hendricks, me pasurinë e saj prej 6.2 miliardë dollarësh të përfituar me vetëpërpjekje u radhit në vendin e 5-të.

Kinezja tjetër, Vu Çunyuan, pronare e kompanisë për prodhimin e sistemeve të zërit “Audio Technology”, me një pasuri prej 4.9 miliardë dollarë u radhit në vendin e 7-të së bashku me dy biznismene tjera nga Evropa.

Në listën e “Hurun”-it nga 102 gra miliardere me përpjekjet e veta, 64 janë biznesmene kineze.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme