Baseli, Berni, Zurihu, St.Gallen dhe Gjeneva janë në mesin e 10 qyteteve evropiane ku kokaina përdoret më së shumti.Këto të dhëna kanë ardhur nga një studim i kryer me 56 qytete evropiane nga 19 shtete. Studimi u krye nga qendra për evropiane për analizimin e përdorimit të drogës.Për të ardhur deri në rezultate janë marrë parasysh përdorimet e përditshme të drogave, testimi i 43 milionë njerëzve për shenja të drogave si; kokainë, ekstazë dhe llojë të tjera të drogave, raportojnë mediat lokale zvicerane, përcjell KosovaPress.
Zurich u rendit i dyti, pas Barcelonës, për përdorimin më të lartë të kokainës, kurse St.Gallen u rendit në vendin e katërt, i ndjekur nga Gjeneva (në vendin e pestë), Bazeli (në vendin e tetë), pastaj në vendin e nëntë figuron qyteti i Bernit.Të dhënat e hulumtimit sygjerojnë që përdorimi i kokainës është duke shënuar një trend në rritje në Evropë.