Donald Lushaj, menaxheri i firmës së bananeve, që importoi kontejnerin nga Kolumbia, ku u zbuluan 613 kilogramë drogë e llojit kokainë me një vlerë prej 180 milionë eurosh ka udhëtuar në Kosovë 6 herë në muajin e parë të këtij viti.
Udhëtimi i tij i parë në Kosovë ka qenë data 2 janar dhe i fundit 5 shkurt, shkruan sot Koha Ditore.
Nga verifikimet që ka bërë Prokuroria në sistemin TIMS rezulton se Lushaj ka kryer 6 lëvizje në drejtim të pikës së kalimit kufitar të Vërmicës për të hyrë në Kosovë.
Ai ka përdorur 2 automjete. Lëvizja e parë për 2018-ën ka ndodhur ditën e dytë të vitit, më 2 janar. Lëvizjet e tjera brenda janarit janë bërë më datë 13, 21, 22 dhe 26 janar. Sa i përket shkurtit, ai ka lëvizur më datë 5 të atij muaji. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)