Gjykata në Gjakovë vendosi për masën e sigurisë ndaj dy të dyshuarve për vrasjet e vëllezërve Shani e Bahri Maloku.
Një ditë pas vrasjeve të dy vëllezërve në Plloçicë të Malishevës, Gjykata Themelore në Gjakovë u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve lidhur me këtë rast.
Paraburgimi u është caktuar dy të dyshuarve për këtë vrasje të dy me inicialet B.M.
Lajmin për caktimin e paraburgimit përmes telefonit e konfirmoi për KALLXO.com gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqir Zika.
Paraburgimin për të dyshuarit e kishte kërkuar Prokuroria në Gjakovë.
Vrasja e dy vëllezërve Maloku ndodhi dje në orët e pas mesnatës në fshatin Plloçicë të Malishevës.