Cilët janë deputetët që deri sot kanë lënë Vetëvendosjen e Kurtit

Ndarja e Vetëvendosjes po shkon drejt formalizimit zyrtar. Tani shumë shpejt të pakënaqurit me formën e udhëheqjes së partisë nga Albin Kurti, pritet që të formojnë grup të ri parlamentar, e më pas edhe subjekt të ri politik, që me shumë gjasë do të quhet Lëvizja Socialdemokrate.

Me dorëheqjen e sotme nga deputetja Besa Baftiu, numri i deputetëve që po largohen nga Vetëvendosje shkon në dymbëdhjetë. Por, siç mëson Gazeta Metro, nga burime brenda kësaj partie, pritet që edhe një deputet tjetër t’i bashkohet të pakënaqurve, dhe grupi i ri parlamentar që do të dalë nga Vetëvendosje, t’i ketë gjithësejt trembëdhjetë deputetë.

Nga Vetëvendosje, përveç deputetëve janë larguar edhe figura të tjera të rëndësishme, siç janë dy kryetarë komunash – kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, dhe ai i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Ndërsa deputetët që deri tani kanë braktisur partinë e Albin Kurtit, janë: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj – Bujupi, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Frashër Krasniqi dhe Shqipe Pantina.

Ky grup pretendon se forma se si Kurti po insiston të drejtohet Vetëvendosje, nuk është e duhura. Ata po e akuzojnë atë për autokraci, dhe program politik i cili është tepër ekstremist.

Arsye që pothuajse të gjithë të larguarit kanë përmendur, është forma e linçimit që u është bërë aktivistëve që kanë shfaqur mendim ndryshe nga përkrahësit e platëformës politike të Kurtit.

Vetëvendosje, si grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pritet të dalë partia e tretë, pas LDK’së dhe PDK’së. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme