Djuric nuk pranon të flas për planin amerikan: Ne e kemi tonin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Djuric, nuk ka pranuar të flas lidhur me raportimet e mediave serbe për një propozim të SHBA’ve, si Serbia mund të tejkalojë çështjen e Kosovës.

“Për këtë duhet ta pyetni State Departamentin, nëse dikush di gjë për këtë atëherë ata janë që e dinë se kjo është e tëra që mund ta them. Nde gjithsesi kemi paketën serbe për Kosovën e Metohinë, por kjo është paketa jonë”, deklaroi Djuric në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Gazeta Vecernje Novosti shkruan të dielën se amerikanët kanë përgatitur një plan 4 pikësh për Kosovën dhe Serbinë.
Sipas Novostit Serbisë i kërkohet të Kosovës mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB’në ndërsa serbët do të përfitonin me krijimin e Asociacionit me kompetenca të mëdha në arsim dhe shëndetësi.

Planin thuhet se do t’ua paraqesë serbëve në Beograd, Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Europë dhe Euro-Asi, Wes Mitchel. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme