E mërkurë, 19 Tetor 2016 – Sakte.net
Arabia Saudite e ka ekzekutuar princin, Turki bin Saud al-Kabir, për akuzat se e kishte vrarë një person gjatë një rrahjeje para tri viteve, në kryeqytetin saudit, Riad.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshëm saudite, transmeton Express.
Princi Turki u vra në kryeqytet, por nuk u dhanë detaje se si është ekzekutuar – shumica e të dënuarve në Arabi Saudite ekzekutohen me heqje koke.
Princi është personi i 134-të që vritet këtë vit, sipas një liste të përpiluar nga agjencia e lajmeve AFP.
Ama, është gjë e rrallë në Arabinë Saudite që një anëtar i familjes mbretërore të ekzekutohet.
Princi e kishte pranuar fajin për vrasjen e bashkatdhetarit të vet, sipas Ministrisë së Brendshme.
Duke njoftuar për ekzekutimin e princit, kjo Ministri ka thënë se dëshiron t’i sigurojë të gjithë se Qeveria është e etur për të ruajtur sigurinë dhe të arrijë drejtësinë. /Express/