Papua Guinea e Re ka thënë të mërkurën se nga tërmeti i muajit të kaluar janë vrarë së paku 125 persona dhe janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre së paku 35,000 tjerë.
Policia e Papua Guineas së Re ka thënë se përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë në rajonin qendror kur tërmeti i fuqisë 7.5 ballë të Rihterit goditi më 26 shkurt. Numri total i të vdekurve u rrit nga 55 sa ishte javën e kaluar dhe policia thotë se kjo shifër mund të rritet edhe më tej, raporton AP.
Rajoni në fjalë është i largët dhe i pazhvilluar, dhe vlerësimet për dëmet dhe lëndimet kanë qenë të ngadalshme. Tërmete tjera të fuqishme kanë vazhduar ta godasin zonën, transmeton Koha.net.
Policia thotë se 80 persona u vranë në provincën Hela dhe 45 të tjerë në provincën e Maleve Jugore. Thonë se të zhvendosurit po qëndrojnë në qendra kujdesi të ngritura në mbarë rajonin.
Shumë shkolla në rajon mbesin të mbyllura dhe rrëshqitjet e dheut po vazhdon t’i bllokojnë rrugët.
Papua Guinea e re, vend me 7 milionë banorë, është i vendosur në pjesën lindore të ishullit Guinea e Re, në lindje të Indonezisë.