Donika Kadaj i është rikthyer sot AAK’së, partisë të cilën e braktisi për t’u bashkuar me Vetëvendosjen.
Kadaj që la AAK’në pas 13 vitesh të aktiviteteve në këtë subjekt, i kishte sqaruar arsyet e dorëheqjes së papritur dy vjet më parë.
Më poshtë mund ta lexoni se si i përbiu fjalët Kadaj Bujupi:
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Si qytetare dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam dhënë kontributin tim të jashtëzakonshëm me qëllim të ndaljes së dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe për kauzën në të mirën e vendit. Mirëpo, luhatja aktuale e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, e cila do të inicionte ndryshimin, është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, vend i cili nuk e meriton gjendjen në të cilën është, ëndërr për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër.
Situata e krijuar po më imponon që sot me keqardhje t’ju njoftoj se më nuk do të jam pjesë e AAK-së, pjesë e partisë për të cilën kam punuar ditë e natë që 13 vite më parë kur fillova aktivitetin tim. I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do te gjej mënyrën për t’ju shërbyer drejt juve dhe interesave të vendit.
Vendimi im hyn në fuqi menjëherë dhe është i pakthyeshëm”, ka thënë ajo.