Është publikuar një intervistë e rrallë e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhënë për medien gjermane.
Aty Rugova kishte rrëfyer se si e kishte themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pse ishte zgjedhur kryetar i saj
“Unë kam hy në politikë duke mbrojtur shoqatën e shkrimtarëve. Kur u prish Jugosllavia, u sulmua edhe lidhja e jonë e shkrimtarëve. Pastaj themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa me 1992 u zgjodha president i Kosovës”, ka thënë asokohe presidenti Rugova.
Ai ka treguar se përse e kishte themeluar LDK-së asokohe.
“Por unë jam edhe kritik letrar, ndaj nuk e kam pasur të vështirë të futëm në politikë, por këtë nuk e kam bërë për qëllime karrieriste, por për të mbrojtur ekzistencën time dhe të popullit tim, dhe për të krijuar një bazë të re të bashkëjetesës sonë me Evropën dhe me botën”, ka shtuar ai.
“Është një politikë e ekzistencës dhe e mbijetesës, që na është dashur ta zgjidhnim. Kam mësuar shumë nga kritika letrare, edhe për marrëdhëniet e pushtetit në një vend të caktuar”, kishte thënë Rugova.