Mimoza Kusari-Lila: Partia e re nuk do të jetë satelit i partive të mëdha

Kryetarja e Komunës se Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ka hedhur poshtë zërat se partia e re e cila do të themelohet brenda këtij muaji do të jetë satelit i partive të mëdha.

E para e komunës se Gjakovës, thotë se partia e re do të ketë identitetin e vet të formësuar dhe programin të cilat bazohen në vlera programore.

Kusari Lila, në një bisedë për ‘Indeksonline’ ka thënë se subjekti i ri do të jetë model edhe për partitë e mëdha.

“Secili prej nesh të rinjve qe jemi të mendësisë së njëjte dhe tjerët qe i presim kemi mund të jemi pjesë e partive. Unë personalisht kam mund të jem në cilëndo parti aktuale dhe e kam pa qe një alternative e re është e domosdoshme për avancimin e demokracisë dhe mirëqenies në Kosovë. Në asnjë mënyre nuk do të ishim formuar për satelit të askujt”, ka thënë Mimoza Kusari- Lila.

Tutje, ajo ka rikonfirmuar se partia e re do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji. Megjithatë, ajo ka refuzuar të tregojë se cili do të jetë emri i kësaj partie.

“Sa i përket emrit jemi në konsultat e fundit për prezantimin e parë publik dhe po besoj deri atëherë gjithçka do të jetë e gatshme. Besoj se gjatë ditëve të mbetura do të shpalosen detajet. Rrethi është më i gjerë përveç meje dhe Dedës”, ka shtuar Lila.

E pyetur, nëse pjesë e këtij subjekti do të jetë edhe avokati Dastid Pallaska, ajo ka thënë se gjithçka do të zbulohet në momentin e prezantimit të partisë.

Sa i përket pritjeve, ajo thotë se ato janë pozitive duke shtuar se partia e re ka ardhur si rezultat i organizimit të individëve në bazë të kërkesës nga ana të cilët e kanë vërejt se partitë aktuale në Kosovë nuk po japin hapësire për një numër të konsiderueshëm të njerëzve.

“Kemi qenë dëshmitar në këto dy vitet e fundit ku gjatë gjithë kohës jemi përballur me kriza, por e cila në realitet nuk e ka ngritë mirëqenien. Qytetarët po kërkojnë alternative dhe neve si të rinj politikë do të marrim përgjegjësinë e ndryshimit qasjes se re në raport me proceset vendimmarrëse në vend”, ka përfunduar Kusa Lila.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme