Presidenti Thaçi dekoron me ”Urdhrin e Lirisë” ish-kryeministrin francez Alain Juppé

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar me ”Urdhrin e Lirisë”  ish- kryeministrin francez, Alain Juppe.

Kjo dekoratë Juppe-s iu nda për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Jam krenar që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sot, dekorova me “Urdhrin e Lirisë” mikun e madh të Kosovës z. Alain Juppé, për kontributin e tij të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Me këtë rast, para miqve të respektuar shpreha mirënjohje të lartë për Francën dhe popullin francez për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë, dhe u jemi gjithmonë mirënjohës!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme