Pas skandalit Skripal, 14 vdekje të dyshimta shpërfaqen në Britani të Madhe

A është treguar e pavëmendshme Policia britanike gjatë trajtimit të një seri vdekjesh të dyshimta në Britani të Madhe?

Ministrja e brendshme, Amber Rudd, duket ta ketë pranuar këtë, pasi ka paralajmëruar rishqyrtimin e 14 vdekjeve të dyshimta nga vitit 2006. Policia dhe sigurimi i brendshëm (MI5) janë bërë bashkë për t’i verifikuar këto rast, përcjell koha.net shkrimin e Le Monde.

Në krye të kësaj liste prej 13 emrash është Boris Berezovski, ish –oligarku më i fuqishëm në vitet e Jelcinit dhe i armiqësuar me Putinin. Ai në vitin 2001 shkoi refugjat në Londër, ndërsa u gjet i varur në banjë në vitin 2013. Policia e cilësoi vdekjen vetëvrasje.

Gjeorgjiani Badri Patarkatsichvili, partner historik i Berezovskit, vdiq në vitin 2008 në moshën 52 vjeçare pas një arresti kardiak dhe pasi ishte kërcënuar;

Scot Young, punëtor në sektorin e patundshmërive, i rënë nga dritarja e banesës së dashnores së tij në vitin 2014;

Johnny Elichaoff, ish – investues në fushën e naftës, u rrëzua nga kulmi i një parkingu në vitin 2014;

Robert Curtis dhe Paul Castle, të dy manjatë të falimentuar të patundshmërive dhe të shkelur nga trenat e metrove;

Avokatët Stephen Moss dhe Stephen Curtis, vdekur në vitin 2003 dhe e 2004, njëri nga arresti kardiak e tjetri nga rrëzimi i helikopterit.

Tani këtyre vdekje po u shtohet edhe emri i Nikolaï Glouchkov, ish- drejtues i Aeroflot dhe i afërt i Boris Berezovski, i gjetur i vdekur më 12 mars, sipas familjes, me shenja ngufatjeje në qafë.

Dy vdekje të tjera të dyshimta ndërlidhen me skandalin Alexandre Litvinenko, një ish- i agjent FSB- së i helmuar në vitin 2006 me poloniumin radioaktiv, edhe ai i afërt me Berezovskin;

Matthew Puncher, 46 vjeç, i grushtuar disa herë (hetimet e kanë quajtur vetëvrasje), në vitin 2016 dhe që kishte punuar për rastin Litvinenko ;

Igor Ponomarev, 41 vjeç, përfaqësues i Rusisë në Organizatën Detare Ndërkombëtare, vdekur më 2006, në prag të një takimi tjetër me Litvinenko ;

Daniel McGrory, gazetar i Times, 54 vjeç, vdekur nga hemorragjia cerebrale që e mbulonte skandalin.

Raste tjera emblematike, ai i Alexandre Perepilitchni, vdekur derisa po kthehej nga joggingu në vitin 2012, e që punonte në dosjen Magnitski, e ndjeshme sidomos për Kremlinin. Polica ka filluar hetimin rreth këtij rasti

Janë vënë në verifikim edhe dosjet e Gareth Williams, agjent i MI6, 31 vjeç, i cili hetonte mafian ruse, trupi i të cilit i edhe pse u gjet në një thes, nga policia vdekja u quajt aksidentale dhe e Iouri Goloubev, një shok i Mikhaïl Khodorkovski, gjetur i vdekur në shtëpinë e vet në vitin 2007.

Skandali Skripal ka ashpërsuar shumë marrëdhëniet Londër – Moskë.

Kryeministrja britanike Theresa May ka urdhëruar dëbimin e 23 diplomatëve rusë.

Rusia nga ana e vet ka premtuar veprim të ngjashëm.

SHBA-ja dhe Gjermani ia kanë mbajtur anën Londrës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme