Siç kemi informuar që mbrëmë, Kryetari i shtetit Gjorge Ivanov do të vazhdojë të kundërshtojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, apo thënë më shkurt, gjuhën shqipe.
Ai vazhdon me kundërshtimet e ngjashme të mëhershme, të cilat janë në një vijë me ato të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi.
Mirëpo, çfarë thot Kushtetuta e vendit rreth veprimeve të Ivanovit? Më poshtë e keni Nenin 75 të Kushtetutës që thotë:
“Ligjet shpallen me dekret. Dekreti për shpalljen e ligjeve nënshkruhet nga kryetari i Republikës dhe kryetari i Kuvendit. Kryetari i shtetit mund të vendosë që të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit.
Kuvendi përsëri e shqyrton ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, kryetari i Republikës është i obliguar që ta nënshkruaj dekretenin.
Kryetari është i obliguar ta nënshkruaj dekretin, nëse sipas Kushtetutës ligji miratohet me dy të tretën e shumicës së votave, nga numri i përgjithshëm i deputetëve.”
Siç mund të shihet, Ivanovi është i obliguar që ta nënshkruaj dekretin për ligjin, dhe nëse nuk e bën ëktë, atëherë ai e shkel Kushtetutën.
Respektimi i këtij neni nuk varet nga mënyra se si është votuar ligji, pra në këtë rast edhe nga lënia anash e debatit për mbi 35 mijë amandamentet e OBRM-PDUKM-së./