Sipas, anëtarit të AAK-së, Pal Lekaj, i cili është edhe ministër i Infrastrukturës, Hoxha i ka premtuar votën koalicionit qeverisës, që nëse mbledhin 79 vota, ai do ta japë votën që do ta bënte dallimin për ratifikimin e demarkacionit.
Rikthimi i Donika Kadaj-Bujupi në AAK, ka bërë që koalicioni qeverisës, së bashku edhe me LDK-në të sigurojë 79 vota për ratifikimin e demarkacionit, ndërsa vota e Adem Hoxhës, duket se do të jetë vendimtare për ta kaluar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.
Seanca për demarkacionin, siç ka paralajmëruar kryeministri Ramush Haradinaj do të mbahet të martën.