Kuvendi i Kosovës ka votuar për propozim-vendimin që Pallati i Rinisë të kalojë në administrimin e Komunës së Prishtinës.
Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar pasi këtij vendimi duke i falënderuar deputetët që votuan propozimin.
“Pallati i Rinisë i kthehet Prishtinës. Falemnderit deputetëve që votuan këtë propozim të drejtë të qeverisë pas diskutimeve që Komuna ka pas me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ne tre vitet e ardhshme në bashkëpunim me donatorët do të investojmë në renovimin e kësaj hapësire publike të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.