Paralajmërimi i ambasadores gjermane: Azilkërkuesit do të kthehen edhe me forcë

Në konferencën “Sfidat e emigracionit”, ambasadorja gjermane ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ata që do të kërkojnë azil politik në Gjermani, do të kthehen me forcë.

Në prani edhe kryeministrit Edi Rama, ambasadorja gjermane tha se Shqipëria tanoi është një vend kandidat për në BE dhe jo me persekutime politike.

Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet.”, -tha ambasadorja.

Por nga ana tjetër, ajo theksoi se shqiptarët kanë mundësi të tjera për të shkuar në Gjermani dhe për të punuar në mënyrë të ligjshme, atë të aplikimit për vizë pune.

“Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar, nëse ata plotësojnë kushtet kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo. 

Bashkëpunimi me zyrën e punësimit ofron mundësi për të kualifikuarit në Shqipëri. Ndërsa shumë shqiptarë largohen nga vendi, jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera perëndimore, dëgjoj shpesh nga të rinjtë që ata do të preferonin të qëndronin në Shqipëri nëse do të kishin një shans më t ë mirë për të gjetur punë dhe për të siguruar një jetë më të mirë dhe kujdes të mirë shëndetësor. 

Kjo është një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare dhe unë e vlerësoj që qeveria shqiptare është e vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët këtu.”, -u shpreh ajo.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme