Afro shtatë mijë ndërtime pa leje vazhdojnë të presin në sirtarët e Komunës së Prishtinës për legalizim, ndërkohë që mbeten peng të Ligjit të ri për legalizim. I njëjti është lexuar për herë të parë në Kuvend, dhe pret që ta ketë edhe një shytim përpara se të miratohet.
Drejtues të Komunës së Prishtinës kanë thënë se shumica e kërkesave për legalizim janë të trashëguara që nga vitit 2010, kur Komuna pati shpallur të hapur kërkesën e aplikimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje, shkruan sot Koha Ditore.
Në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor kanë thënë se miratimi i Ligjit të ri për legalizim do t’i hapë rrugë këtij procesi, dhe se ky akt juridik tashmë ka kaluar në lexim të parë në Kuvend.
Por pritjet me vite për t’u legalizuar kanë dëmtuar jashtë mase komunitetin e biznesit, ekonominë dhe vetë qytetarët, kanë thënë përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës(OEK).