Kosova edhe pak ditë shënon 19-vjetorin e fushatës së bombardimeve të NATO-s që kishte për qëllim ndaljen e gjenocidit në Kosovë nga forcat serbe.
Fushata e bombardimeve që nisi më 24 mars përfundoi në qershor, e pas përfundimit të luftës me dhjet;ra refugjatë në malet e Drenicës, kishin filluar të ktheheshin në shtëpitë e tyre në të cilat thuajse nuk gjetën asgjë përveç hirit të shtëpive.
Gjatë asaj kohe, disa gazetarë të Reuters kishin takuar grupin e refugjatëve dhe kishin intervistuar një vajzë.
Vajza e re e cila kishte humbur babanë dhe vëllanë në luftë, fliste në gjuhën angleze dhe nuk e kishte idenë se Kosova u çlirua dhe NATO-ja tashmë ka hyrë në Kosovë, shkruan Magazina.al.
Ajo shprehet e habitur kur gazetari i huaj i thotë se NATO-ja tashmë ka hyrë në Kosovë.
Gazetari: A e dini që NATO është në Kosovë?
Vajza: Jo nuk është!
Gazetari: NATO është në Kosovë…
Vajza: Jo në vendin tim!
Gazetari: Shumë ushtarë, shumë ushtarë kanë hyrë në vend…
Vajza: Nuk po kuptoj?!
Gazetari: …shumë ushtarë janë në Prishtinë.
Vajza: Po, në Prishtinë, por jo në fshatin tim.
Gazetari: Kanë ardhur…
Vajza: Unë shpresoj kështu … por për mua jeta ka mbaruar, për babanë, vëllanë tim.
Kosova edhe pak ditë shënon 19-vjetorin e fushatës së bombardimeve të NATO-s që kishte për qëllim ndaljen e gjenocidit në Kosovë nga forcat serbe Fushata e bombardimeve që nisi më 24 mars përfundoi në qershor, e pas përfundimit të luftës me dhjetëra refugjatë në malet e Drenicës, kishin filluar të ktheheshin në shtëpitë e tyre në të cilat thuajse nuk gjetën asgjë përveç hirit të shtëpive. Gjatë asaj kohe, disa gazetarë të Reuters kishin takuar grupin e refugjatëve dhe kishin intervistuar një vajzë.
Vajza e re e cila kishte humbur babanë dhe vëllanë në luftë, fliste në gjuhën angleze dhe nuk e kishte idenë se Kosova u çlirua dhe NATO-ja tashmë ka hyrë në Kosovë, shkruan Magazina.al.
Ajo shprehet e habitur kur gazetari i huaj i thotë se NATO-ja tashmë ka hyrë në Kosovë. Gazetari: A e dini që NATO është në Kosovë?