Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli mori pjesë në Takimin të përbashkët të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor me drejtues të lartë të Komisionit Europian dhe Britanisë së Madhe në Sarajevë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Pacolli në këtë takim tha se Kosova mbetet e angazhuar në procesin e integrimit europian, zbatimin e marrëveshjes së Asocim Stabilizimit, ashtu si dhe në Dialogun e Lehtësuar prej BE- për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht detyruese për të dy palët”, tha ministri Pacolli.
“Po rrisim bashkëpunimin me të gjithë fqinjët, madje dhe me Greqinë që e mbështet integrimin tonë europian”, vijoi ai.
Duke ju referuar Zonës së Përbashkët Ekonomike në rajon, zotëri Pacolli tha se e mirëkuptonte qasjen e Bashkimit Europian që e shihte këtë Zonë si paradhomën e integrimit.
Por, tha si ta zgjidhim pabarazitë në trajtimin reciprok? Si ta bindim Bosnjën dhe Serbinë që të heqë pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, dhe kapitaleve në gjithë këtë hapësirë? Si ta detyrojmë Serbinë të zhbllokojë funksionimin e linjës së Interkoneksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, veprim që e kryen për të ruajtur monopolin në shpërndarjen e energjisë në rajon? Si t’i kapërcejmë pabarazitë e krijuara prej pozicionit gjeografik, duke kompensuar ato vende që nuk kanë kufij me BE-në? Na duhet, gjithashtu dhe një instancë arbitrimi për mosmarrëveshjet mes nesh, jo thjesht mbi bazë dypalëshe apo rajonale”, qartësoi ai pozicionin e Kosovës.
Në fund Pacolli iu drejtua homologut të tij boshnjak me shaka: “duhet ta mbyll shpejt fjalimin, sepse qëndrimi im në Bosnjë, është vetëm për dy ditë sipas vizës që më dhatë”.
© KOHA.