Hoxha: Kurti po përdor vdekjen e Deharit për kauzë politike

Nën zhurmën që shkaktonin deputetët e Vetëvendosjes, ministrja Dhurata Hoxha, ka akuzuar kreun e kësaj partie se Albin Kurtit dhe Vetëvendosje po e keqpërdorë vdekjen e ish-aktivistit Astrit Dehari.

“Z. Kurti po i duhet një kauzë e re për të shmangur vëmendjen nga çarja në parti”, ka thënë Hoxha.

“Zoti Kurti kërkon shkakrimin tim se kinse unë nuk e paskam kryer punën time, një thirrje sa e turpshme aq e pandershme. Më lejoni të përsërisë se kam bërë krejt çka kam pasur në kompetencë të bëjë në lidhje me këtë çështje. Ndërsa sa i përket trajtimit të grave në partinë e Kurtit e tregojnë diskutimet e fundit pas çarjes”, ka thënë ajo.

Ajo ka pyetur Kurtin dhe deputetët e tjerë të kësaj partie se si mund të flenë të qetë kur për qëllime politike e përdorin vdekjen e një të riu.

“Zotëri Kurti në vend që të kërkoni shkarkimin tim e të tentoni të pastroni ndërgjegjen duke u bërë kinse i zhurmshëm për këtë çështje thërrisni ndërgjegjes tuaj dhe tregoni qytetarëve tuaj si mund të jeni i qetë ju kur jeni ju ata që kurrë nuk e keni lejuar të ndjerin të takohet vetëm me familjen e tij pa prezencën tuaj, si mund të vazhdoni ju të udhëhiqni një parti politike ku vetëvrasja e aktivistëve nuk ka ndodhur vetëm njëherë, nëse po kërkoni shkarkimin tim për vetëvrasjen e të ndjerit Astrit ku do ta kërkoni kurbanin për vetëvrasjen e vëllait të Astritit, si nuk iu vije turp të akuzoni pa bazë dhe nuk i tregoni qytetarëve çka ju keni bërë që dy vëllezër aktivistë të partisë suaj kanë bërë vetëvrasje”, ka thënë Hoxha.

“E thash më herët unë nuk e kam njohur më herët, nuk e kam takuar asnjëherë pse nuk i tregoni qytetarëve çka i keni thënë të ndjerit që e keni bërë të ndjehet aq keq që është dëshmuar me disa shkrime që rrodhën edhe nga ditari që dolën në media. Ju jeni të vetmit që e keni takuar vazhdimisht në qendrën e paraburgimit”, tha më tej ajo Hoxha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme