Pal Lekaj i thotë Pacollit: Rrugët nuk bëhen për klane e interesa individuale

Në kuadër të projekteve që Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar t’i përfundojë këtë vit sipas të parit të këtij dikasteri, Pal Lekaj është edhe rruga nacionale Prishtinë – Gjilan. Në kohën kur projekti ishte prezantuar nga ministri Lekaj u ngritën debate se traseja kishte ndryshuar

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli pati theksuar se është ndryshuar traseja e rrugës Prishtinë – Gjilan duke i privuar qasjen e rajonit të Gollakut në këtë rrugë.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Lekaj, për Ekonomia Online tha se projektin e ka gjetur të tillë dhe nuk e ka ndryshuar. Madje ai është shprehur i habitur me dëgjimin e deklaratave të Pacollit.

“Projekti ka qenë i firmosur nga komiteti ndërministror nga ekspertët që kanë kryer fizibilitetin dhe unë i kam gjet procedurat dhe jam çudit kur më është drejtuar zëvendëskryeministri që thuajse unë kam ndryshuar trasenë”, ka thënë Lekaj.

Ai ka thënë se rrugët nuk bëhen për interesa individuale, për klane të ndryshme, por ato bëhen për të lidh korridoret për të zhvilluar vendin.

“Rrugët nuk bëhen për interesa individuale, nuk bëhen për klane të ndryshme, por rrugët nacionale bëhen për të lidh korridoret për të zhvilluar vendin, për të pas qasje i tërë territori, janë një grup i caktuar, unë besoni që as nuk e di që diku kujt i takon prona apo çka ndodhin me shpronësime, sepse janë grupet e ekspertëve që e vlerësojnë dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor i bën shpronësimet dhe në këtë drejtim mendoj që ka qenë një nguti e z. Pacolli, e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, pse ka menduar që unë e kam bërë”, ka shtuar ai.

“Komunat me projekte infrastrukturore do të trajtohen barabartë pa dallime partiake”.

Ministri Lekaj në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave, ka theksuar se mbështetja me projekte infrastrukturore do të bëhet njësoj pa dallime partiake.

Ai për EO tha se si kriter për përzgjedhjen e buxhetit për komunat që nuk është i ndarë barabartë për të gjitha komunat është bërë dhe do të bëhet tek komunat që nuk kanë buxhetim të mjaftueshëm për t’i realizuar premtimet e tyre.

“Sa i përket asaj pas marrjes së përgjegjësive personalisht unë si ministër dhe qeveria Haradinaj jemi përkushtuar që barabartë të trajtohen të gjitha komunat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Në këtë drejtim kriter kryesor është mosbuxhetimi i bollshëm i komunave sa i përket infrastrukturës lokale dhe kanë pasur tepër pengesa në realizimin e premtimeve që i kanë dhënë kryetarët e komunave pa dallime partiake dhe ne në çdo komunë jemi, pa marrë parasysh cilës parti i takon kryetari”.

“Por ne mendojmë që ai është i zgjedhuri i qytetarëve dhe nëpërmjet kryetarëve ne komunikojmë drejtpërdrejt me qytetarët e asaj komune dhe kërkesat e tyre ne i kemi analizuar aty ku kemi pas mundësi kemi vepruar atu ku komunat kanë mungesë buxheti si kriter ne jemi munduar të ju dalim në ndihmë me mbështetje financiare dhe mendoj që kështu do të vazhdojmë në tërë territorin e Kosovës në të gjitha komunat pa dallime dhe mendoj që është duke u bërë një punë e mirë dhe që ka impakt të drejtpërdrejt tek qytetarët e atyre komunave”, ka shtuar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme