Vota e këtij deputeti ua siguron vizat kosovarëve

Koalicioni qeverisës thotë se i ka siguruar 79 vota për ta votuar marrëveshje e kufirit me Malin e Zi. Por shpresat i kanë edhe tek vota e njërit nga anëtarët e Listës Serbe. Adem Hodza, do të jetë vendimtar nëse do të kalojë ose jo marrëveshja e Demarkacionit, duke u bërë kështu i 80-ti që i jep epilog kësaj marrëveshje. Marrëveshjet ndërkombëtare kërkojnë votimin e 2/3 të votave.

Kuvendi i Kosovës ka vendosur që të martën nga ora 16:00 të mbahet seanca për Demarkacionin me Malin e Zi. Kjo datë është vendosur pasi seanca për këtë çështje kishte dështuar të mbahej tre herë radhazi. Shkak i gjithë kësaj ishte mungesa e votave.

Koalicioni qeverisës aktualisht i ka 79 vota që do ta votojnë marrëveshjen. Gjithmonë duke e llogaritur edhe votën e Donika Kadajt e cila iu ribashkua partisë së Haradinajt të cilën e braktisi dy vjet më parë, për t’u bërë pjesë e partisë së Kurtit. E që më vonë edhe Kadaj u rreshtua krahë 11 deputetëve të tjerë që dhanë dorëheqje nga strukturat e VV’së. Ndonëse deri më tani, e njëjta ishte shprehur kundër kësaj marrëveshje.

Sidoqoftë, aktualisht, koalicioni është në kërkim të votës së 80’të. Atë të deputeti Adem Hodza. Ky i fundit është anëtar i partisë së goranëve (JGP), por që në Kuvend është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Express mëson se Hodza është pajtuar ta votojë marrëveshjen me Malin e Zi, pas një takimi që e kishte zhvilluar ditë më parë më nënkryetarin e AAK’së, Pal Lekajn, njëherësh edhe ministër i Infrastrukturës.

Madje kjo fuqizohet edhe më shumë nga fotografitë e publikuara në rrjetin social Faceboook të Pal Lekajt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme