Putini merr drejtimin e Rusisë edhe për gjashtë vjet

Vladimir Putin do të ketë drejtimin e Rusisë edhe për gjashtë vite të tjera, pasi ka shënuar një fitore të pritshme në zgjedhjes e së dielës për president të vendit.Putin, që ka udhëhequr me vendin që prej vitit 1999, qoftë si president apo si kryeministër, sipas rezultateve zyrtare, ka siguruar më shumë se 76 për qind të votave.Gjatë një tubimi të mbajtur në Moskë, Putin tha se votuesit i njohin arritjes e viteve të fundit.

Duke folur para mediave, pasi u shpallën rezultatet zyrtare, Putin qeshi kur u pyet nëse do të garojë përsëri.“Ajo që ju po thoni është qesharake. A mendoni se unë do të jem këtu deri sa të bëhem 100 vjeç? Jo”, u përgjigj Putin, raporton BBC.Fitorja e tij gjithandej e parashikueshme- duket se është më e qëndrueshme krahas asaj të vitit 2012, kur ai fitoi 64 për qind të votave.Ekipi i kampanjës së Putin e kanë vlerësuar këtë rezultat si një fitore të pabesueshme, duke thënë se përqindja flet vet dhe se Putin ka nevojë për këtë mandate që të marrë vendime të shumta.Video incizime nga vend votimet tregojnë për një numër të madh të parregullsive me të cilat u shoqërua procesi. Disa tregojnë edhe mbikëqyrësit e vend votimeve teksa mbushin kutitë me flet votime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme