Thaçi dhe Haradinaj sot diskutuan për demarkacionin

Presidenti Hashim Thaçi, dhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, janë takuar sot në objektin e Presidencës së Kosovës, një ditë para seancës për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, i cili ka treguar se si temë e pashmangshme, edhe Demarkacioni ka qenë pikë diskutimi e këtij takimi.

Matoshi tha se temë diskutimi e këtij takimi kanë qenë edhe çështjet të cilat e preokupojnë lidershipin kosovar, duke shtuar që nga këndvështrimi i Qeverisë së Kosovës, Demarkacioni do të përfundojë nesër me sukses, raporton lajmi.net.

“Mund ta konfirmoj se takimi ka ndodh, është bisedu për të gjitha temat të cilat e preokupojnë lidershipin e Kosovës”, deklaroi Matoshi.

“Demarkacioni është temë e pashmangshme, seanca do të jetë nesër, konsiderojmë nga këndvështrimi i Qeverisë së Kosovës se kjo temë do të kryhet”, përfundoi Matoshi.

Ndryshe, nesër do të jetë tentativa e katërt për kalimin e Demarkacionit, duke pas prasysh tri seancat paraprake të cilat janë ndërprerë në mungesë të votave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme