Komisioni Qendror Zgjedhor i Federatës së Rusisë konfirmoi sot në mëngjes se Vladimir Putin dje realizoi fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale.
Në njoftim theksohet se janë numëruar 99.75 për qind të fletëvotimeve, ndërsa Putin ka fituar 76.67 për qind të votave duke fituar mandatin e ri gjashtëvjeçarë në krye të Rusisë.
Putin që nga viti 1999 ushtron postin e presidentit dhe kryeministrit të Rusisë.
Oponenti i parë i Putinit ishte Pavel Grudinin nga Partia Komuniste i cili fitoi 11.79 për qind të votave, ndërsa i treti prej tetë kandidatëve presidencial ishte liberali Vladimir Zhirinovsky me 5.66 për qind të votave të fituara.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2088881254486049/
Komisioni zgjedhor po ashtu njoftoi se në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Rusi votuan 108 milionë votues, që është 67 për qind e numrit të përgjithshëm të të regjistruarve. Putini që mbrëmë shpalli fitoren.
Presidenti aktual rus falënderoi për mbështetjen e dhënë mijëra qytetarëve të mbledhur në Sheshin e Kuq, raporton AA.
“Ne jemi një ekip i madh dhe unë jam anëtar i këtij ekipi. Vendi ynë pret sukses. Do të bëjmë gjëra të rëndësishme për Rusinë”, theksoi Putin.