Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një banesë në Tiranë.
I moshuari me inicialet B.G., 90 vjeç, ka qenë në banesën e përfshirë nga flakët në rrugën “Gjergj Legisi” në Tiranë..
Si pasojë e flakëve dhe të tymit, i moshuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë shuar flakët, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.