Hoxhaj në Jerusalem: Kosova dhe Izraeli fazë të re bashkëpunimi në muajt e ardhshëm

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Izrael ka takuar drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Hoxhaj e ka informuar drejtorin Rotem në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe të dy palët kanë biseduar në lidhje me thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik në muajt në vijim.

“Kam zhvilluar një diskutim shumë produktiv me drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem, në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Biseduam po ashtu për zgjerimin e bashkëpunimit në muajt në vijim, jo vetëm në fushën e ekonomisë, por edhe bashkëpunime të reja në rrafshin politik”, ka thënë Hoxhaj.

Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim tjetër me Nicolay Mladenov, të dërguarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, si dhe ka takuar drejtorin e World Jewish Congress, Robert Singer.

Hoxhaj ka marrë pjesë në kongresin botëror kundër antisemitizmit, bashkë me mbi 300 personalitete botërore.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme