Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Sipas të dhënave të siguara nga burimet presidenciale, Erdoğan ka uruar Putinin me rastin e rizgjedhjes në detyrën e presidentit pas zgjedhjeve të djeshme në Rusi.
Gjatë bisedës, Erdoğan dhe Putin kanë biseduar edhe mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe samitin trepalësh që do të mbahet në Turqi në muajin prill në lidhje me Sirinë, ndërsa kanë konfirmuar vendosmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.