Gjukanoviq kandidon përsëri për president të Malit të Zi

Veterani i politikës së Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili drejtoi vendin për një çerek shekulli deri kur dha dorëheqje në vitin 2016, shpalli sot kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit.

‘’Ky vendim është shprehje e përgjegjshmërisë time kundrejt trashëgimisë dhe nevojave për zhvillimin e Malit të Zi në të ardhmen’’, u shpreh politikani 56-vjeçar për mediat.

Ai u zgjodh për herë të parë në postin e kryeministrit në vitin 1991.

Nismëtar i rëndësishëm i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Millo Gjukanoviq është gjithashtu një mbështetës i zjarrtë i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Europian, përcjell Atsh.

Mali i Zi është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme