Pas pesë viteve, EULEX-i pushon hetimet në rastin “Medicus 2”

Afro pesë vjet pasi kanë filluar hetimet në rastin “Medicus 2”, EULEX-i ka hequr dorë nga ndjekja penale kundër shtatë prej tetë të akuzuarve.

Në mesin e të dyshuarve, që tanimë nuk do të ndiqen më penalisht janë: ish-deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka.

I vetmi i dyshuar, për të cilin po vazhdojnë hetimet, siç ka mësuar “Koha Ditore”, është mjeku turk, Kenan Demirkol. Mirëpo, mbrojtja e këtij të fundit, po konsideron se çfarëdo hetimi nga EULEX-i tanimë është i jashtëligjshëm, pasi ka kaluar afati ligjor prej 30 muajsh në shtator të vitit të kaluar. E kanë kritikuar misionin ndërkombëtar për joprofesionalizëm.

Më 12 nëntor të vitit 2013, Prokuroria Speciale ka nxjerrë vendimin për fillimin e hetimeve kundër tetë të dyshuarve: Kenan Demirkol, Alush Gashi, Shaip Muja, Shkëlzen Sylaj, Nuhi Uka, Rinon Dervishi, Osman Mehmeti dhe Flamur Bogaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme